75 Mall Live Search
12:23 / E Martë, 26 Korrik 2022 / C E

Liverpool “blindon” talentin që fitoi Europianin me Anglinë, ia zgjat kontratën

Luke Chambers ka nënshkruar një kontratë të re me Liverpool FC.

Mbrojtësi 18-vjeçar tashmë ka shijuar një verë të bukur, duke fituar kampionatin evropian U19 me Anglinë, shkruan Indeksonline.

Chambers udhëtoi në turneun para-sezonale në Tajlandë dhe Singapor me ekipin e parë të Jürgen Klopp, duke filluar kundër Manchester United dhe duke hyrë si zëvëndësues në ndeshjen me Crystal Palace.

Një lojtar i shumanshëm që mund të operojë si mbrojtës i majtë ose në qendër të mbrojtjes, Chambers mori shiritin e kapitenit në shumë raste për ekipin U18 të Marc Bridge-Wilkinson sezonin e kaluar.

Ai e mbylli sezonin 2021-22 me nëntë gola, me shumë që erdhën nga penalltia si një specialist. /IndeksOnline/