75 Mall Live Search
21:52 / E Martë, 26 Korrik 2022 / Gj. Sh

Ballkani shkruan historinë, kualifikohet me rezultat rekord

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, ka shkruar historinë në garat ndërkombëtare.

Skuadra e Ilir Dajës mposhti me rezultat të thellë 6-0 ekipin nga San Marino, La Fiorita, duke u bërë skuadra kosovare me fitoren më bindëse në garat evropiane, shkruan IndeksOnline.

Sulmuesi Albion Rrahmani gjithashtu u bë futbollisti i parë nga skuadrat kosovare që kompletoi het-tricun në garat ndërkombëtare me golat e tij në minutat 6, 8 dhe 69-të.

Leonit Abazi shënoi dy gola të tjerë për Ballkaninin në minutat 73 dhe 90+1, ndërsa në listën e golashënuesve u fut edhe Ermal Krasniqi i cili shënoi në të 75-tën minutë.

Ballkani me rezultat të përgjithëshëm 10-0, kalon në raundin tjetër të Ligës së konferencës./IndeksOnline/