Don Xhoni bëhet fer, e pranon gabimin: Respekt për Policinë, më dhanë dënimin e merituar

Reperi nga Drenica, Don Xhoni, po shijon një karrierë të suksesshme, ku është mjaftë i kërkuar për mbrëmje muzikore.
Krahas pasionit për muzikë ai ka treguar që ka pasion edhe veturat luksoze, ku së fundmi është bërë me një makinë të tipit “BMW”.
Imazhi të cilin e realizoj në një parking në Drenicë pati kritika të shumta për shkak se ka parkuar në hapësirën e dedikuar për personat me aftësi të kufizuara.
Për këtë shkak, reperi në llogarinë e tij në Instagram ndau një sqarim ku e pranoj gabimin.
Ai shtoi se e ka ndaluar makinën vetëm për të realizuar foton por e vërteta është se nuk ka qenë diçka e qëllimshme për shkak se nuk e ka parë simbolin.
Postimi i plotë:
“Sqarim per dashamiret e mi poashtu nje lajm ma shume edhe do klikime ma shume per mediat tona te dashura Po qarkullon lajmi clickbite qe kishe kom bo naj ‘veper penale’ ne mediat tona te dashura, por e verteta eshte qe e kom parku per pak minuta sa me bo nje foto veturen ne mes dy parkingjeve, ku njeri nga ta pa dijeni kishte qene Parking per persona me aftesi te kufizuara, absolut ka qene gabim qe e kam ndalu aty per pak minuta sa me e realizu foton, por e verteta dhe vetem e verteta eshte qe nuk e kam ber me qellim dhe nuk e kam pare fare simbolin, por per kete kam marr denimin e merituar prej Policise tone qe kam shume respekt per ta dhe kane shume te drejt per kete gjobe. Edhe une gaboj, edhe nuk ka njeri qe nuk gabon, por problemi eshte qe pse po e boni MIZEN ELEFANT? Per pak klikime qe ju sjellin pak pare? Apo per me ma demtu imazhin njerezor edhe fitu une urrejtje te dashamiret e mi? Nuk po e di sakte ku eshte problemi, veq ni sen e di, qe kur po bojm shume sene te hajrit e shume rekorde, kurr ni lajm nuk po e shoh.. Ju vazhdoni shkruni me tendence urrejtje e qka doni, me rendesi eshte qe une e kom portalin tem ktu, i kom dashamiret e mi, qe e dijn kush eshte DON XHONI edhe sa zemer gjere eshte Shume dashni edhe per juve qe jepni urrejtje”./Indeksonline/
