Nis ceremonia e firmosjes së marrëveshjes mbi 200 milionëdollarëshe: Kosovë – MCC

Në Uashington ka nisur ceremonia e firmosjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Korporata së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për Programin Kompakt të Kosovës, në vlerë mbi 200 milionë dollarë investime në projekte në fushën e energjisë.
Në ceremoni të pranishëm janë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Ceremonia po mbahet në Kongresin amerikan.