75 Mall Live Search
22:06 / E Mërkurë, 27 Korrik 2022 / Gj. Sh

Përfundon ndeshja, ky është kundërshtari i Ballkanit në Ligën e Konferencës

Kampioni aktual i Kosovës në Futboll, ka mësuar kundërshtarin e ardhshëm në Ligën e Konferencës.

Skuadra e udhëhequr nga Ilir Daja do të ndeshet me klubin nga Ishujt Faroe, Klaksvik, shkruan IndeksOnline.

Në ndeshjen kthyese, Klaksvik ka mposhtur skuadrën nga Mali i Zi, Sutjeska me rezultat 1-0, duke u kualifikuar tutje pasi ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat të barabartë 0-0.

Kujtojmë që Ballkani të martën fitoi me rezultat 6-0 kundër skuadrës La Fiorita, duke u kualifikuar me rezultat të përgjithëshëm 10-0./IndeksOnline/