Osmani: Marrëveshja me MCC – investimi më i madh në dekada

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se marrëveshja e Kosovës me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit konfirmon se lidhja e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e thellë.
“Kjo marrëveshje vërteton, marrëveshjen që të jemi krahë njëri-tjetrit në kohëra të mira e të vështira”, është shprehur ajo.
“ShBA-ja është duke vazhduar që të na mbështesë që të arrijmë edhe më shumë. Është koha që të hartojmë politika më të mira për t’u përballur me situatën energjetike. Kosova është e gatshme që ta përqafojë të ardhmen e agjendës së gjelbër”.