75 Mall Live Search
09:08 / E Enjte, 28 Korrik 2022 / AR

Dy ngjarje të mëdha në Shqipëri, Yll Limani i ftuar special

Me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA sot në mbrëmje do të organizohet një koncert në sheshin ‘Skënderbej’.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në “Facebook”, ka zbuluar një befasi për të gjithë pjesëmarrësit.

Ai shkroi se ditën e sotme (28 korrik) në sheshin e Tiranës, do të performoj këngëtari i shumë pëlqyer nga publiku, Yll Limani.

“Ylli Limani do të jetë në shesh⭐️🎤🎶 

Bashkë në #28Korrik, me super koncertin në  #sheshinSkenderbej, për dy ngjarje speciale: 💯-vjetorin e lidhjes sonë me SHBA ❤️ dhe lidhjen me Bashkimin Europian 💯 vjet më pas❤️”, shkroi ai./Indeksonline/