75 Mall Live Search
13:08 / E Enjte, 28 Korrik 2022 / AR

Kuvendi ratifikon marrëveshjen 236-milionëshe me MCC-në

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar Marrëveshjen mes Kosovës dhe MCC, e cila u nënshkrua mbrëmë në Washington.

Marrëveshja është ratifikuar me votat e 89 deputetëve, të cilët ishin në sallë.

Futja e kësaj pike në rend dite, u propozua nga kryetari i Komisionit për Ekonomi, deputeti i PDK-së Ferat Shala.

Programi Kompakt prej 236.7 milionë dollarësh përqendrohet në çështjen e energjisë dhe u nënshkrua me një ceremoni në Kongresin Amerikan.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e nënshkroi marrëveshjen në praninë e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.

No photo description available.