75 Mall Live Search
21:32 / E Enjte, 28 Korrik 2022 / Gj. Sh

Vllaznia përshëndetet me garat evropiane, e pëson keq nga skuadra rumune

Ka përfunduar gjithçka sa i përket ndeshjes mes skuadrës rumune, Universitatea Craiova dhe asaj shqiptare, Vllaznia, ku kjo e fundit është përshëndetur me garat evropiane.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Ion Oblemenco”, skuadra e Craiovas e mposht Vllazninë me shifrat 3:0, përcjell KosovaPress.

Golat për rumunët i shënuan Alexandru Mateiu në minutën e 58’, Raul Silva në minutën e 62’ dhe Valeria Gaman i cili e vulosi rezultatin final 3:0 në minutën e 80’.

Ndeshja e parë që u zhvillua në stadiumin “Loro-Boriçi” në Shkodër, përfundoi me rezultat të barabartë 1:1, kështu skuadra e Craiovas vazhdon në raundin e tretë të kualifikimeve pasi e eliminon Vllazninë brenda dy ndeshjeve me rezultat 4:1.