75 Mall Live Search
21:51 / E Enjte, 28 Korrik 2022 / Gj. Sh

Chelsea nuk i pranon ofertat për Armando Brojën

Ende nuk dihet e ardhmja e sulmuesit shqiptar Armando Broja, i cili aktualisht është futbollist i Chelseas.

Gazetari Fabrizo Romano, ka njoftuar se skuadra londineze nuk po i pranon ofertat për sulmuesin 20 vjeçar, transmeton IndeksOnline.

Arsyeja kryesore është se trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel, nuk dëshiron largimin e Brojas.

Kujtojmë që pak kohë më parë klubi londinez ka refuzuar një ofertë afro 40 milionë euro nga West Ham./IndeksOnline/