75 Mall Live Search
10:37 / E Premte, 29 Korrik 2022 / k.v

Aksident afër Ferizajt, të përfshira dy automjete, njëra me targa të huaja

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Koshtare të Ferizajt, raporton IndeksOnline.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, njëra me targa lokale dhe tjera me të Zvicrës.

Ndonëse dëmet materiale në automjete ishin të konsiderueshme, një person ka pësuar lëndime te lehta trupore. Vendit të aksidentit i është paraqitur menjëherë policia rrugore e cila është marrë me rastin./IndeksOnline/