75 Mall Live Search
10:46 / E Premte, 29 Korrik 2022 / k.v

Shpejtim Bulliqi reagon pas aksidentit në Podujevë, ku humbën jetën dy persona

Pas aksidentit tragjik që ndodhi në Podujevë në mëngjesin e sotëm, ku humbën jetën dy persona dhe dy të tjerë mbetën të lënduar, kryetari i komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi ka reaguar, duke u shprehur ngushëllim familjarëve ndërsa të lënduarve shërim të shpejtë.

 ‘’Të tronditur morëm lajmin për aksidentin tragjik në orët e hershme të mëngjesit ku humbën jetën dy persona. Në këto momente të dhimbjes dhe pikëllimit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet, miqtë dhe të afërmit e viktimave, ndërsa të lënduarve iu uroj shërim të shpejtë’’, ka shkruar Bulliqi në rrjetin e tij social ‘’Facebook’’. /Indeksonline/