Shfaqet dokumentari për aktin hero të kosovarit të Danimarkë, e pranishme kryediplomatja!

Në Shtëpinë e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik, sonte u shfaq një dokumentar kushtuar kosovarit me prejardhje nga ky qytet, Bekim Çallaku.
Çallaku kishte marrë mirënjohje nga shteti i Danimarkës për shpëtimin e dy jetëve, të një nëne dhe një vajze.
Pikërisht për këtë akt heroik edhe u bë dokumentari.
E pranishme, mes shumë figurave me rëndësi në Kaçanik, ishte edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.
