75 Mall Live Search
22:04 / E Premte, 29 Korrik 2022 / MSH

Ministri Krasniqi nënshkruan marrëveshjet e mirëkuptimit me Komunën e Junikut, Mamushës, Rahovecit dhe Suharekës në kuadër të programit CIF

Ministri i MAPL-së z. Elbert Krasniqi ka nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit me Kryetarin e Komunës së Junikut Ruzhdi Shehu, vlera e së cilit është 74.932,00€, prej tyre MAPL bashkëfinancon vlerën prej 50.000,00€, ndërsa Komuna e Junikut vlerën prej 24.932,00€.

Gjithashtu, Ministri z. Krasniqi ka nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit me Kryetarin e Komunës së Mamushës Abdülhadi Krasniç, ku vlera e projektit është 65.600,00€, prej tyre MAPL bashkëfinancon vlerën prej 45.000,00€, ndërsa Komuna e Mamushës vlerën prej 20.600,00€.

Po ashtu, Ministri z. Krasniqi ka nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit edhe me Kryetarin e Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, vlera e projektit është 174.519.05€, bashkëfinancimi nga MAPL është në vlerë prej 100.000,00€, ndërsa nga komuna vlera është 74.519.05€.

Në fund, Ministri z. Krasniqi ka nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit me Kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj, vlera e projektit është 175.000,00€, prej tyre MAPL bashkëfinancon vlerën prej 100.000,00€, ndërsa Komuna e Suharekës vlerën prej 75.000,00€.

Projektet e tilla janë vazhdimësi e punës së MAPL me qëllim të përkrahjes së komunave, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje më të lehtë në shërbime.