Aksident i rëndë pranë kufirit Serbi-Kosovë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pranë kufirit Serbi-Kosovë.
Në videon e siguruar nga Indeksonline shihet se si një veturë është rrotulluar buzë rrugës.
Pranë saj shihen edhe disa persona, të cilët duket se kanë qenë pasagjerë të veturës.
Akoma nuk dihet nëse ata janë bashkatdhetarë, të cilët po vinin në Kosovë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore serbe./Indeksonline/