75 Mall Live Search
18:39 / E Diele, 31 Korrik 2022 / Gj. Sh

Firmino i jep fund spekulimeve, flet për të ardhmen e tij

Futbollisti i Liverpulit, Roberto Firmino, është përfolur për një largim të mundshëm nga skuadra angleze.

Për brazilianin raportohet se ka bërë ofertë zyrtare skuadra e Juventusit, transmeton Indeksonline.

Por Firmino i ka dhënë fund spekulimeve, duke bërë të qartë të ardhmen e tij.

Ai ka konfirmuar se nuk do të largohet nga skuadra e Liverpulit pasi është i dashuruar pas skuadrës, qytetit dhe tifozëve.

“E dua këtë skuadër, qytet dhe tifozë. Jam këtu në Liverpool dhe dua të qëndroj”, ka thënë Firmino për TNT Brazil./Indeksonline/