75 Mall Live Search
20:35 / E Diele, 31 Korrik 2022 / AR

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë: Për momentin, ushtria jonë nuk ka hyrë në Kosovë

Tensionet në veri të Mitrovicës kanë sjellë reagime të shumta, ndër to kanë ardhur reagime edhe nga pala serbe pas tensioneve në Veri të Mitrovicës.

Është Ministria e Mbrojtjes së Serbisë e cila akuzon se nga Kosova po rrjedhin dezinformatat se gjoja ushtria serbe ka hyrë në territorin e Kosovës.

“Ushtria për momentin nuk ka kaluar vijën administrative dhe në asnjë mënyrë nuk ka hyrë në territorin e Kosovës”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes dërguar mediave.