75 Mall Live Search
11:18 / E Hënë, 01 Gusht 2022 / MSH

Zhduket një shtetas i Shqipërisë, rastin e raporton gruaja e tij nga Gjilani

Policia Rajonale në Gjilan ka pranuar dje informatën se një shtetas i Shqipërisë është zhdukur.

Sipas ankuseses, bashkëshorte e personit në fjalë, ai ka dalë nga shtëpia më 27 korrik, rreth orës 10:30.

Ajo ka pohuar në polici se bashkëshorti i kishte thënë se po nisej drejt Shqipërisë dhe se nuk dinte asgjë për vendndodhjen e tij/

Policia njofton se rasti është duke u hetuar.