75 Mall Live Search
11:29 / E Hënë, 01 Gusht 2022 / k.v

Donis Avdijaj nënshkruan me Zurich

Donis Avdijaj ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me ekipin zviceran, Zurich.

Pas paraqitjeve të tij në klubin austriak, Hartberg ku shënoi shtatë gola dhe dy asiste, në 23 ndeshje ai tani është gati për një aventurë të re me ekipin zviceran.

Ish futbollisti i Kosovës nuk është shqiptari i parë që ka nënshkruar me këtë ekip.

Fidan Aliti, Mirlind Kryeziu, Lindrit Kamberi, Blerim Xhemaili janë disa nga futbollistët tanë që kanë qenë pjesë e kësaj skuadre./IndeksOnline/