Letra e plotë/ Veteranët i përgjigjen Kurtit pas propozimit për ligj të ri

Ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, i është përgjigjur letrës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili pati propozuar hartimin e një ligji të ri për veteranët.
Klinaku thotë se propozimi i Qeverisë së Kosovës që të fillohet ma hartimin e një ligji të ri i cili nis një proces vlerësimi dhe verifikimi për të gjithë pjesëmarrësit e luftës çlirimtare është “ndërhyrje në procesin gjyqësor”.
“Propozimin e juaj e konsiderojmë se është ndërhyrje në procesin gjyqësor”, thuhet në shkresën e dërguar, raporton Indeksonline.
Për të trajtuar në mënyrë sa më të dinjitetshme kategoritë e luftës së UÇK-së, Organizata e veteranëve ka propozuar që ligjet aktuale në fuqi të plotësohen me akte nënligjore që nuk janë bërë deri më tani nga Qeveria e Kosovës dhe ministritë përkatëse.
Ligji i ri i propozuar nga Qeveria e Kosovës sipas Klinakut mund të bëhet, por duke plotësuar disa nga kushtet.
Më poshtë letra e plotë:

