75 Mall Live Search
14:53 / E Martë, 02 Gusht 2022 / k.v

Arrestohet një person për gjuajtje me armë zjarri në Kaçanik

Sot, rreth orës 04:00 të mëngjesit, policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në fshatin Strazhë të Kaçanikut ka gjuajtje me armë zjarri.

Policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë është nisur në drejtim të fshatit  Strazhë dhe aty ka ndaluar disa persona për kontroll, ndërsa ke i dyshuari me inicialet B.M (M/K) i moshës 33 vjeçar ka gjetur dhe si prova materiale më pas ka konfiskuar një armë zjarri( pistoletë) me një karikator, pa fishekë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.