Pritet shkarkimi i drejtorit të inspeksionit në Podujevë, shkak përplasja me Bulliqin

Besnik Mulliqi, drejtori i inspeksionit në Komunën e Podujevës pritet të shkarkohet brenda pak orëve nga kjo pozitë. Lirimin e tij nga detyra e ka kërkuar Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi.
IndeksOnline ka mësuar se javë më parë kishte një përplasje mes dyshes së përfolur rreth punëve që i përkasin kësaj drejtorie.
Kërkesa për lirim nga detyra, të cilën e posedon edhe IndeksOnline, tashmë është protokolluar dhe lënda është në proces.

IndeksOnline sot gjatë ditës raportoi se Inspektoriati i Komunës së Podujevës ka nisur aksion për rrënimin e objekteve pa leje.
Vet drejtori Inspeksionit, Besnik Mulliqi në një prononcim për IndeksOnline tregoi që aksioni po realizohet në Orllan, afër Liqenit të Batllavës.
Siç thotë ai tashmë janë rrënuar dy objekte pa leje dhe gjatë ditës pritet të rrënohen edhe objekte të tjera.
Ndryshe kryetrari Bulliqi edhe në të kaluarën kishte mospajtime me drejtorët që vet i ka emëruar.
Ai kishe shkarkuar edhe drejtorë të tjerë si Ajet Potera e Bedri Maqastena, të cilët ishin më herët në krye të së njëjtës drejtori./IndeksOnline/