Pamje: Merr flakë një veturë në Prishtinë

Një veturë ka marrë flakë para pak minutash në hyrje të sheshit në Prishtinë, saktësisht te hotel Grandi.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Në video shihet se një veturë e parkuar në trotuar ka marrë flakë kurse disa persona mundohen ta shuajnë zjarrin.
Nuk raportohet për persona të lënduar./IndeksOnline/