A ishte kjo mbrëmja e sezonës? Era e Ermali ia “qiten flaken” ndejës

Mbajtja e mbrëmjeve muzikore ka filluar tash e dy muaj. Por nata e mbrëmshme duket se ka qenë “kulmi” për këtë sezonë.
Ermal Fejzullahu dhe Era Istrefi u kujdesën që të argëtojnë të pranishmit në një klub nate.

Duke kënduar plot hite, dyshja krijuan një atmosferë të paparë.

Në videot më poshtë mund ta shihni atmosferën fantastike që ka mbizotëruar aty, ku për pjesëmarrësit sigurisht kjo mbrëmje do të mbahet mend gjatë./Indeksonline/