75 Mall Live Search
18:42 / E Martë, 02 Gusht 2022 / k.v

Ndalohet autoambluanca në veri, dyshohet se më të kontrabandoheshin barna

Në vazhdën e luftës kundër kontrabandës në veri të vendit, sot më 02.08.2022 rreth orës 13:30 në fshatin Rudare të Zveçanit, njësitet policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu,  kanë ndaluar një automjet me të cilin po kontrabandoheshin barna.

Automjeti i ndaluar ishte një auto-ambulancë që drejtohej nga D.S., viti i lindjes 1965 në Mitrovicë e me banim në Zveçan. Njësitet policore gjatë kontrollimit të automjetit, të ngarkuar në të, kanë hasur pako me produkte medicionale me banderola të Serbisë.

Drejtuesi i automjetit, nuk posedonte dokumente për prejardhjen e produkteve medicioanle, andaj ekziston dyshim i bazuar se ato kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale, pra janë kontrabanduar duke i ikur obligimeve doganore.

Policia për rastin ka njoftuar prokurorin e Prokurorisë Themelore në
Mitrovicë dhe rasti në koordinim me të është duke u trajtuar nga policia.