Një i lënduar nga zjarri në Bardhosh (Video)

IndeksOnline raportoi pak më parë se një shtëpi po digjet në fshatin Bardhosh të Prishtinës.
Lexuesit kanë dërguar pamje të reja nga ky rast ku shihet tym e flakë e madhe mbi kulmin e shtëpisë trekatëshe.
Për këtë rast është deklaruar zyrtarisht edhe Policia Rajonale e Prishtinës.
Zëdhënësi Agron Borovci ka thënë se nga ky rast një person ka pësuar lëndime trupore.
“Rreth orës 17:30, është raportuar për një zjarr në një objekt në fshatin Bardhosh. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit. Deri më tani raportohet për një person të lënduar, ndërkaq dëmet materiale janë të konsiderueshme”, tha Borovci.