Aksident mes autobusit dhe multikultivatorit afër Istogut, një person i lënduar (Video)
Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Cërrcë të Istogut. Në aksident janë përfshirë autobus dhe një multikultivator.
Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar video nga ky rast.
Lëndime trupore ka pësuar vozitësi i multikultivatorit dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
Aksidentin e ka konfirmuar edhe policia rajonale e Pejës.
“Rreth orës 12:15, policia është njoftu për një askdient në fshatin Cërrcë komuna e Istogut. Aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe multikultivatori, lëndime trupore ka pësuar vozitësi i multikultivatorit dhe është dërgur për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/