75 Mall Live Search
19:20 / E Mërkurë, 03 Gusht 2022 / AR

Ritvana e nxori zbuluar, Donaldi pjesë e projektit të ri të Borës?

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ritvana Fetahu, ka bërë lëmsh rrjetin me postimet e saj në Instagram.

Ditë më parë kishte kërkuar që Bora dhe Donaldi të martohen, ndërsa sot ka shkruar : “Dikush këtu është shumë e interesuar që Bora dhe Donaldi të martohen. A ke pranuar Bora që të qetësohet?”, duke etiketuar Boren dhe miken e saj.

Ndërkaq, në postimin e Bores ku zbuloi se do të jetë prezantuese e “Dancing With The Stars”, Ritvana la një koment “Mezi presim, sidomos @blinda_jus”, duke etiketuar mikën, më të cilën kërkuan që Bora dhe Donaldi të martohen.

Moderatorja iu përgjigj duke I komentuar dy zemra.

Ndoshta ky ishte një “konfirmim” se Donaldi është pjesë e projektit të ri të saj.

Kjo mbetet të shihet ditëve në vazhdim./Indeksonline/