Dua Lipa gati për “Sunny Hill”

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa është gati për të performuar në festivalin “Sunny Hill”.
Me një foto në “Instastory”, zbuloi se ka qenë në parkun e Gërmisë, duke parë nga afër përgatitjet.
Përveç Dua’s, aty do të performojnë edhe yje vendor si dhe më famë botërore.
“Sunny Hill” fillon nga dita e sotme dhe do të zgjas deri më 7 gusht./Indeksonline/
