Arrestohet 28-vjeçari në Mitrovicë, ishte i dënuar për vjedhje të rëndë

Sot rreth orës 09:00, në rrugë “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, policia ka arrestuar personin B.Q., 28-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ka qenë i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për veprën penale ,,Vjedhje e rëndë”.
Për këtë vepër gjykata e kishte shpallë fajtor dhe i kishte shqiptuar dënimin në kohëzgjatje prej një vit e gjashtë muaj burg.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit./IndeksOnline/