Kamioni 80 km/h, punëtorët e pastrimit qëndrojnë në këmbë duke rrezikuar jetën

Këtyre dy punëtorëve të kompanisë pastrimi nuk iu duket rrezik të qëndrojnë prapa kamionit i cili është në lëvizje më shumë se 80 km/h.
Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar video se si një kamion i kompanisë pastrimi lëvizë me shpejtësi të madhe ndërsa prapa tij qëndrojnë në këmbë dy punëtorë.
Nuk është hera e parë që punëtorët e pastrimit shihen duke vepruar në këtë mënyrë./IndeksOnline/