75 Mall Live Search
20:46 / E Enjte, 04 Gusht 2022 / OSH

Përfundon seanca në mungesë kuorumi, Kuvendi shkon në pushim

Ka përfunduar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.

Në mungesë kuorumi për vendimmarrje, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca mbylli punimet e seancës së sotme dhe bëri të ditur se deputetët do të shkojnë në pushim deri në fillim të muajit shtator.

Në seancën e së enjtes, të zgjedhurit e popullit kanë miratuar një sërë projektligjesh, derisa disa prej tyre mbetën për sesionin vjeshtor, mes tjerash edhe shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027.