Statovci për projektligjet e miratuara në sesionin pranveror: Është sesioni me më së shumti projektligje të miratura në historinë e parlamentarizmit të Kuvendit

Deputetja nga radhët e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka njoftuar mbi përfundimin e sesionit pranveror të punës së Kuvendit të Kosovës.
Ajo ka thënë se ishte një sesion i suksesshëm, me projektligje të miratuara, e me marrëveshje ndërkombëtare.
“Ajo që duhet theksuar është se ky sesion pranveror – pra i vitit 2022, është sesioni me më së shumti projektligje të miratura në historinë e parlamentarizmit të Kuvendit – gjithsej janë miratuar 87 projektligje, prej tyre 18 marrëveshje ndërkombëtare” shkroi Statovci në Facebook.
Ajo tregoi edhe për projektligjet e proceduara e propozuara nga Kuvendi.
“Na priftë e mbara në sesionin vjeshtor” shtoi deputetja.
Ky është shkrimi i saj i plotë:
Sot u mbyll sesioni pranveror i Kuvendit të Kosovës
Ajo që duhet theksuar është se ky sesion pranveror – pra i vitit 2022, është sesioni me më së shumti projektligje të miratura në historinë e parlamentarizmit të Kuvendit – gjithsej janë miratuar 87 projektligje, prej tyre 18 marrëveshje ndërkombëtare.
Deri me tani, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, janë proceduar 159 Projektligje, prej tyre nga Qeveria 147, ndërkaq 11 projektligje janë propozuar nga Kuvendi.
Na priftë e mbara në sesionin vjeshtor