75 Mall Live Search
10:09 / E Premte, 05 Gusht 2022 / A. M.

Aksident afër komunës së Prishtinës, përplasen vetura me motoçikletë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën afër Komunës së Prishtinës, raporton IndeksOnline.

Një motoçikletë dhe një veturë me targa të rajonit të Pejës janë përplasur mes veti.

Në vendin e aksidentit shihen dëme materiale në veturë dhe motoçikletë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin./IndeksOnline/