75 Mall Live Search
12:33 / E Premte, 05 Gusht 2022 / MSH

Dy komandantët e UÇK-së vizitojnë kampin e operacionit “Oluja”

Ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj dhe Agim Çeku, janë duke qendruar për vizitë në Kroaci.

Në vazhdën e vizitave, ata sot ishin edhe në kampin ushtarak në Knin të Kroacisë, aty ku mori jetë operacioni “Oluja”, apo “Stuhia”.

Operacioni në fjalë synonte çlirimin e Kroacisë nga serbët.

“Sot në Knin të Kroacisë, aty ku para 27 viteve filloi operacioni “Oluja”. Ndjenjë e veçantë të jesh prezent bashkë me njerëzit që e mposhtën ushtrinë e Millosheviqit” shkroi Haradinaj mbi fotografitë që i postoi në Facebookun zyrtar të tij.