75 Mall Live Search
17:11 / E Premte, 05 Gusht 2022 / Gj. Sh

Isco refuzon skuadrën Italiane

Francisco Alarcon “Isco” e ka refuzuar një ofertë të Romës.

Lojtari nuk dëshiron të luajë më poshtë sesa Champions League, diçka të cilën Roma nuk mund t’ia garantojë.

Lojtari përfundoi eksperiencën e tij me Real Madridin, pasi i skadoi kontrata, kësisoj është në kërkim të një skuadreje të re që prej fillimit të korrikut.

Për të më herët u interesua edhe Milani, por duket se interesimi i tyre u zbeh pas marrjes së Charles De Keteleare.