75 Mall Live Search
00:02 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Këta janë 20 fituesit e “Këngës Magjike”

Ka përfunduar edhe nata finale e festivalit “Kënga Magjike” ku sonte do të epen 20 çmime. Ndërsa çmimi i parë i takoj kategorisë Best Dance, në të cilën triumfoi grupi nga Shqipëria “Alar Band”, shkruan Indeksonline.

“Vokali më i mirë femëror” shkoi për këngëtaren Anxhela Peristeri.
Ndërsa çmimi i tretë që u nda i takoi kategorisë “Zërit më të bukur mashkullor” ku u zgjodh Mentor Haziri.
Kënga më e palyer në rrjetet sociale, fitues Valon Shehu.
Çmimi i Tv Klan, fituese Xhesika Polo
Kënga Stil me fitues Lind Islami
Çmimi Metropol shkoi për Aurel Thellimin
Kënga më e klikuar në faqen zyrtare të “Këngën Magjike” ishte ajo e Stresit
Dueti Më i Mirë me fitues Endri dhe Stefin
Artisti më i mirë i ri u zgjodh Gjon Shahu
Çmimin e RTV21 e fitoi Egzona Ademi
Grupi më i mirë: NRG Band
Çmimi diskografik Stine
Çmimi “Çeskë Zadeja” shkoi për Blerina Brakën
Interpretimi më i mirë: Kastro Zizo dhe Reha Nuhu
Best Baladë: Samanta Karavella
Në Kategorinë Etno Trend fitues doli Rovena Dilo
Çmimi i Produksionit “Jon Music” shkoi për Klint Çollakun
Çmimin e Kritikës e fitoi Elhaida Dani
Fituesja e këtij viti u zgjodh Anxhela Peristeri
Vendi i dytë për Elhaida Danin, ndërsa i treti për Fifin/Indeksonline/