Bayern e nis për mrekulli sezonin e ri, shkatërron Frankfurtin
Kampion në fuqi i Gjermanisë, bayern Munchen e ka nsiur për mrekulli sezonin e ri të Bundesligës.
Bavarezët arritën fitore bindëse në udhëtim te Eintracht Frankfurt me rezultat 1-6, shkruan Indeksonline.
Skuadra e Nagelsman e mbylli dilemen e fituesit të kësaj ndeshje qysh në pjesën e parë, pasi shkuan në pushim me rezultatin 5-0.
Serin e golave e hapi Joshua Kimmich, i cili shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë në minutën e 5-të.
Bayerni dyfishoi epërsinë me anë të Benjamin pavard në minutën e 11-të.
Sadio Mane shënoi golin e parë personal në Bundesligë në minutën e 29-të.
Ishte minuta e 35-të kur Jamal Musiala shënoi golin e katërt për Bayern Munchen, ndërsa golin e pestë në ndeshje e shënoi Serge Gnabry në minutën e 43-të.
Në pjesën e dytë skuadra e Nagelsman u fut me një qetësi të madhe pasi kishin epërsin prej pesë golave.
Në minutën e 64-të, Kolo Mauni shënoi golin e nderit për skuadrën e Frankfurtit pas një gabimi amatoresk të Neuer.
Jamal Musiala shënoi golin e dytë personal dhe të gjashtin për skuadrën e Bayernit, në minutën e 83-të.
Me rezultatin Frankfurt 1-6 Bayern Munchenn edhe përfundoi ndeshja e parë e Bundesligës për sezonin 2022/2023.
bavarezët me këtë fitore treguan se janë përsëri favoriti kryesor për ta fituar titullin e kampionit edhe këtë sezon./Indeksonline/