75 Mall Live Search
23:52 / E Premte, 05 Gusht 2022 / OSH

Ja kur pritet të ketë reshje shiu e bubullima në Kosovë

Ditën e diel orëve të pasdites paraqiten kushte edhe për zhvillime të rreshebeve me bubullima. Mot më të paqëndrueshëm me periudha shiu dhe bubullima, pritet ditëve të para të javës së ardhshme.

6.08 – Kryesisht me diell, më nxehtë. Pasdite me zhvillime të pakta të vransirave lokale.

7.08 – Mbetet nxehtë. Pjesërisht vranët, me mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima orëve të pasdites.

8.08 – Kryesisht me vransira. Pasdite vende-vende mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.

9.08 – Kryesisht me vransira, e që nga mesdita priten mundësi për zhvillime të stuhive me shi e erë.

10.08 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për rrebeshe me bubullima.Temperaturat në rënie, minimalet luhaten ndërmjet 15C e 18C, e maksimalet nga 33C ditën e shtunë, zbresin edhe deri në 27C ditën e mërkurë.Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 4-10m/s, të dielen edhe mesatarisht të fuqishme me hove deri në 15m/s.Shtypja atmosferike pëson rënie përreth vlerave normale, e më pas gradualisht në rritje.