Tottenham e nis me fitore sezonin e ri (VIDEO)

Tottenham e ka nisur me fitore sezonin e ri në premier Ligën angleze duke e mposhtur me lehtësi Southamptonin me rezultat 4-1.
Skuadra e udhëhequr nga Antonio Conte, ishte dukshëm më e mirë, ku arritën ti marrin me plot merit tre pikë nga ky takim, shkruan Indeksonline.
Southamptoni ishte skuadra e parë e cila kaloi në epërsi me anë të James Ward-Prowse në minutën e 12-të.
Por skuadra e Tottenhamit e riktheu rezultatin qysh në pjesën e parë.
Rezultatin e barazoi Ryan Sessegnon në minutën e 21-të, ndërsa 10 minuta më vonë Eric Dier kaloi vendasit në epërsi.
Djelmoshat e Antonio Contes shënuan edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë të ndeshjes.
Fillimisht në minutën e 61-të Mohammed Salisu shënoi autogol për 3-1, ndërsa pas dy minutave për rezultatin përfundimtar u përkujdes Dejan Kulusevski.
Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar edhe katër takime të tjera në Premier Ligën angleze ku janë arritur këto rezultate:
Fulham 2-2 Liverpool,
Bournemouth 2-0 Aston Villa,
Leeds 2–1 Wolwes dhe
Newcastle 2-0 Nottingham.
Kujtojmë që të premten Arsenali ka fituar si mysafir i Crystal Palace me rezultat 2-0, kurse sonte luhet edhe ndeshja Everton-Chelsea, me fillim nga ora 18:30./Indeksonline/