Musliu-Shoshi falenderon deputetin ukrainas për thirrjen e njohjes së Republikës së Kosovës

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko deklaroi sot se serbët e kanë kërcënuar në rrjetet sociale, pasi dorëzoi rezulotën në Parlamentin e Ukrainës, ku kërkohet që vendi të njohë pavarësinë e Kosovës.
Mirëpo, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, e ka falenderuar deputetin ukrainas për mbështetjen dhe thirrjen për njohjen e Republikës së Kosovës.
Postimi:
Një falenderim i veçantë për kolegun tonë nga Parlamenti i Ukrainës, anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës @oleksiihoncharenko për mbështetjen dhe thirrjen për njohjen e Republikës së 🇽🇰 nga 🇺🇦 dhe 🇪🇺.
