Familjarët e kishin raportuar si të zhdukur, e mitura lajmëron se po bashkëjeton me një 34 vjeçar

Me 15 korrik u raportua në stacionin policor të Gjilanit se ishte zhdukur një e mitur.
16 vjeçarja, e cila ishte raportuar si e zhdukur nga familjarët e saj, dje ka raportuar në polici se që nga ajo kohë ka qenë duke bashkëjetuar me një të dyshuar, diku rreth moshës 34 vjeçar.
“Sipas ankueses në periudhën sa ajo kishte bashkëjetuar me të dyshuarin ai e kishte keqtrajtuar atë” thuhet në njoftimin e policisë mbi rastin.
I dyshuari nuk është arrestuar, teksa rasti është duke u hetuar.
Rasti është inciuar si “Bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16 vjeç”.