Rita Ora i jep fund beqarisë?

Rita Ora duket se ka kurorëzuar dashurinë e saj me regjisorin australian, Taika Waititin.
Po përflitej prej kohësh që çifti planifikonin një ceremoni madhore në Londër, për t’i dhënë fund beqarisë së tyre.
Megjithatë, duket se kurorëzimi është bërë paraprakisht dhe privatisht.
Të paktën kështu po spekulohet pas një fotografie që shpërndau motra e Ritës, Elena, e cila i jep fund dilemave.
Në fotografi shihet Taika, i cili mban në gisht një unazë që i ngjan asaj të martesës.

Në gusht, u përfol se ata po ndiheshin mirë me marrëdhënien e tyre sa kanë filluar të diskutonin martesën, tha një burim për New Idea. “Taika e quan Ritën “grua” gjatë gjithë kohës dhe bisedon se si ai do të jetë bashkëshorti i saj i parë dhe i fundit,” tha burimi.