75 Mall Live Search
17:12 / E Mërkurë, 10 Gusht 2022 / AR

Këto bileta të Prishtinës vlejnë edhe për Sunny Hill në Tiranë

“Sunny Hill” ka dhënë lajmin e madh për pjesëmarrësit e këtij festivali.

Faqja zyrtare e “Sunny Hill” në Facebook ka njoftuar se biletat e kategorisë “Believers”, të blera për festivalin që u mbajt në Prishtinë, do të vlejnë edhe për atë në Tiranë.

“’Believers e Sunny Hill Prishtina do të vinë me ne në Tiranë”, ka bërë njoftimin faqja e festivalit.

Ky festival do të mbahet me datat  26, 27, 28 gusht./Indeksonline/