Zhduket një e mitur në Prishtinë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është zhdukur një vajzë e mitur në Prishtinë.
Rastin në polici e ka paraqitur prindi i të miturës, teksa nuk dihet vendndodhja e saj.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rasti është nën hetime.