Benitez flet për ekipet favorite që mund ta fitojnë “Serie A” këtë sezon

Ish-trajneri i Interit dhe Napolit, Rafa Benitez, ka shprehur mendimin e tij duke treguar se kush është favoriti i këtij sezoni tek Serie A, transmeton IndeksOnline
“Inter dhe Juventus janë në rrjeshtin e parë për ta fituar trofeun. Milani është kampion solid dhe në mbrojtje, por dy të tjerët janë superiorë për momentin.
Dhe Roma duket një ekip i rrezikshëm këtë sezon, do të jetë një sezon i bukur”, ka thënë Benitez për “Gazzetta dello Sport”./IndeksOnline/