Ronaldo mposht shokët e skuadrës në ”Sprint”, publikon foto nga stërvitja

Pas humbjes së Manchester United nga Bringhon, Cristiano Ronaldo ka thyer heshtjen duke publikuar një foto në rrjete sociale. 37-vjecari ndeshjen e javës së parë të Premier Ligës e ka nisur nga stoli, pasi dëshiron largimin nga ky klub.
Gjatë fazës së përgatitjes , Ronaldo ka mposhtur shokët e skuadrës në vrapim “Sprint”. Kjo tregon se forma e tij fizike është shumë e mirë dhe nuk ka qenë kjo arsyeja kryesore pse trajneri Ten Hag e la në stol në ndeshjen e parë të kampionatit, transmeton IndeksOnline.
Ai në foton e postuar ka dashur të tregoj se është i përkushtuar në futboll. “Puna e madhe shpërblehet gjithmonë”, ka qenë mesazhi që ka shoqëruar fotografinë e tij./IndeksOnline/
