75 Mall Live Search
21:57 / E Enjte, 11 Gusht 2022 / Gj. Sh

Klaksvik-Ballkani, ndeshja shkon në vazhdime

180 minuta nuk kanë mjaftuar për ta përcaktuar ekipin që do të kualifikohet në play-offin e Conference Leagues.

Klaksivk fitoi 2:1 pas 90 minutave ndaj Ballkanit, duke e çuar ndeshjen në vazhdime.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Prishtinë, u mbyll me fitore të suharekasve me rezulta 3:2.

Klaksvik kaloi në epërsi në minutën e 56-të përmes Mikkelsen.

Në minutën e 83-të, Ermal Krasniqi realizoi një gol të bukur nga distanca.

Por, vendasit nuk u dorëzuan dhe rikthyen epërsinë në minutën e 89-të, pas golit të Da Silvas.

Mbetet të shihet nëse 30 minutat e vazhdimeve do ta përcaktojnë fituesin.