75 Mall Live Search
20:00 / E Premte, 12 Gusht 2022 / MSH

Policia deklarohet për rastin e vetëvrasjes në Pejë

Indeksonline raportoi më herët për një rast të vetëvrasjes në Vitomericë të Pejës

Rastin në fjalë e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas informacionit nga Policia, bëhet e ditur se e ndjera pas konsumimit të domestos ka qenë me probleme shëndetësore dhe i është nevojitur trajtim mjekësor. E njëjta nga dje, ka qenë nën kontroll të mjekëve në Spitalin Rajonal të Pejës.

Pas ekzaminimeve mjekësore është konfirmuar se viktima i ka dhënë fund jetës me preparate higjienike.

Vdekjen e saj e ka konstatuar Ekipi i Mjekësisë Ligjore, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.