Liderët botërorë takohen në New York

Liderët botërorë do të takohen në New York në kuadër të mbledhjes së OKB-së, për të diskutuar mbi ndotjen e oqeaneve.
Traktati i OKB-së për detin e hapur ka kaluar në 10 vite negociata, por ende nuk është nënshkruar, shkruan BBC.
Nëse do të arrihej dakordi për këtë Traktat, atëherë 30 për qind e oqeaneve të botës do të vendoseshin në zona të mbrojtura deri në vitin 2030.
Disa vende si Rusia dhe Islanda duan që peshkimi të përjashtohet.
Në mars, vendet ranë dakord të kenë një sesion të pestë të fundit për të provuar të nënshkruajnë Traktatin, me një afat të caktuar për fundin e vitit.
Nëse kjo nuk ndodh, një zëdhënës i tha BBC-së BE do të insistojë në vazhdimin e shpejtë të negociatave.